Informacion mbi Dorëzimin
Përditësuar më: 15 Mars 2026
Baqeta.al siguron dorëzim të shpejtë dhe të sigurt për të gjitha porositë në territorin e Shqipërisë. Më poshtë gjeni të gjitha informacionet rreth procesit të dërgimit.
1. Zona e dorëzimit
Aktualisht ofrojmë dorëzim në tre shtete:
- Shqipëri - të gjitha bashkitë
- Kosovë - të gjitha komunat
- Maqedoni e Veriut - të gjitha qytetet
2. Kohët e dorëzimit
Kohët e pritshme të dorëzimit ndryshojnë sipas vendndodhjes:
- Tiranë dhe Durrës: 1-2 ditë pune
- Qytete të tjera të Shqipërisë: 2-3 ditë pune
- Zona rurale (Shqipëri): 3-5 ditë pune
- Kosovë: 3-5 ditë pune
- Maqedoni e Veriut: 5-7 ditë pune
* Ditët e punës janë e Hënë deri të Premte, duke përjashtuar ditët e pushimit zyrtar.
3. Tarifat e transportit
- Shqipëri: Falas
- Kosovë: 700 Lekë
- Maqedoni e Veriut: 1 000 Lekë
4. Procesimi i porosisë
Porositë e marra çdo ditë pune deri në orën 14:00 përpunohen dhe nisën atë ditë. Porositë e marra pas kësaj ore ose gjatë fundjavës dhe festave zyrtare do të përpunohen ditën tjetër të punës.
Pas konfirmimit të porosisë do të merrni një email me detajet e porosisë dhe numër referimi. Sapo porosia të nisë, do të njoftoheni me email ose SMS.
5. Gjurmimi i porosisë
Mund të gjurmoni porosinë tuaj duke hyrë në llogarinë tuaj dhe duke zgjedhur seksionin Porositë e mia. Atje do të gjeni statusin aktual të çdo porosie.
6. Probleme me dorëzimin?
Nëse porosia juaj nuk ka mbërritur brenda afatit të pritshëm ose keni ndonjë problem me dorëzimin, ju lutemi na kontaktoni menjëherë në: baqeta.al@gmail.com. Do t'ju ndihmojmë sa më shpejt të jetë e mundur.